Imet Rrahmani, ish-ministër i Shëndetësisë, ka reaguar pas vendimit të partisë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit, për tu zgjedhur presidente duke qënduar në seancë për kuorum.
Rrahmani ka shkruar në Facebook, disa fjalë që përçojnë një mesazh të koduar për partinë e tij.
“Pataten e nxehtë’ mundesh me marrë edhe vetë, pa ta lëshu dikush!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Nuk dihet se për çfarë saktësisht ka lëshuar këtë mesazh Rrahmani, por këtë mbase do ta kuptojmë me kohë sipas zhvillimeve politike që do të pasojnë.