Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

    PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

    Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

    Trump parashikon përfundimin e lúftës me Iranin rreth zgjedhjeve afatmesme në SHBA në nëntor

    Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

    Betohet kabineti qeveritar “Kurti 4”

    Betohet kabineti qeveritar “Kurti 4”

    Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

    IHMK paralajmëron rritje të temperaturave gjatë javës, deri në 29°C

    Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

    Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

    Albin Kurti premton dyfishim të shtesave për fëmijë

    VV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

    Kurti për Gjykatën Speciale: Jemi në ankth, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

13 Shtator 2026, 16:18
në Lajme
PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron Kuvendin e Republikës së Kosovës të pakonstituuar dhe Qeverinë e votuar sot jokushtetutese.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri dhe deputeti Përparim Gruda, në një konferencë për media, kanë paralajmëruar se PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me të gjitha shkeljet që janë bërë në vazhdimësi nga Lëvizja Vetëvendosje pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Tahiri u shpreh se Kurti ka luajtur gjatë gjithë kësaj kohe me institucionet, e ka shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është konstituuar janë përtej afatave kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Kosova duhet të funksionojë sipas rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që tenton ta krijojë Kurti për interesat e tij politike. Ekspertët e PDK-së tashmë janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, shtoi ai.

Sipas PDK-së, Kurti dhe LVV kanë shkelur afatet kushtetuese për interesa të ngushta politike dhe ka tentuar të luajë edhe me figura politike të subjekteve opozitare.

“Si Parti Demokratike e Kosovës, qëndrimin tonë e kemi bërë publik edhe në seancën e disa ditëve më parë, ku nuk u votua nënkryetarja e PDK-së”, theksoi Tahiri.

Ndërsa, deputeti Përparim Gruda tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i shkelë afatet kushtetuese dhe pastaj PDK-së t’ia marrë një të drejtë kushtetuese.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në rastet KO124/25, KO193/25 dhe KO196/25, si dhe KO265/25, kanë përcaktuar qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij. Në këtë rast, Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Keqinterpretimi që po i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pjesës që përcakton pasojat juridike të mosushtrimit të së drejtës për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, nuk mund të zbatohet në rastin e PDK-së”, tha ai.

Gruda listoi tri argumente lidhur me shkeljet që do t’i adresojë PDK-ja në Kushtetuese:

E para, PDK-ja nuk ka refuzuar ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit. Përkundrazi, në letrën zyrtare që kemi dërguar kemi sqaruar shprehimisht se nuk heqim dorë nga e drejta jonë për të propozuar, por përmbahemi përkohësisht nga ushtrimi i saj, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë rrethanat kushtetuese të krijuara rreth konstituimit të Kuvendit. Ka dallim thelbësor ndërmjet heqjes dorë nga një e drejtë kushtetuese dhe pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të saj për shkak të një kontesti kushtetues që kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Pastaj, vetë Lëvizja Vetëvendosje vendosi si afat politik datën 6 shtator. Asnjëri prej këtyre afateve nuk u respektua. Përkundër kësaj, ne kemi marrë pjesë edhe në dy seanca të thirrura jashtë këtyre afateve, duke treguar vullnet që Kuvendi të konstituohej. Në të dyja rastet, në vend të konstituimit të Kuvendit, pati vetëm manovra procedurale dhe lojëra absurde politike të Vetëvendosjes, të cilat e pamundësuan përfundimin e procesit. Nuk mund të funksionojë rendi kushtetues sipas standardit që njëra palë i shkel të gjitha afatet, thërret seanca kur dëshiron vetë, nuk e përfundon konstituimin kur ne marrim pjesë dhe, në fund, thërret një seancë tjetër jashtë çdo afati dhe deklaron se Kuvendi qenka konstituuar pa ne.

E treta, një interpretim i tillë do të krijonte një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm kushtetues: pala që ka shkaktuar dhe vazhduar shkeljen e afateve kushtetuese do të përfitonte juridikisht pikërisht nga shkelja e vet. Në vend që shkelja të prodhonte përgjegjësi kushtetuese, ajo do të përdorej si bazë për t’ia mohuar një subjekti tjetër parlamentar një të drejtë që ia garanton vetë Kushtetuta.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

Trump parashikon përfundimin e lúftës me Iranin rreth zgjedhjeve afatmesme në SHBA në nëntor

17 minuta më parë
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

39 minuta më parë
Betohet kabineti qeveritar “Kurti 4”

Betohet kabineti qeveritar “Kurti 4”

48 minuta më parë
Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

IHMK paralajmëron rritje të temperaturave gjatë javës, deri në 29°C

49 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH