Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur edhe sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke vazhduar aksionin e nisur ditëve të fundit. Aksionit u janë bashkuar edhe deputet të Aleancës, ndërsa pjesë e tij janë bërë edhe asamblistë të PDK-së dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë.
Aktiviteti i PDK-së po zhvillohet në hyrje të ndërtesës së Qeverisë, ku deputetët po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të tij.
PDK-ja prej disa ditësh po qëndron në hyrje të objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.


























