Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të “Marshit për Liri”.
Në mesin e pankartave të qytetarëve janë edhe mesazhet: “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë” dhe “Për liri atëherë, për drejtësi sot”.
Marshi zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.


























