Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para nga numërimi i të gjitha votave që kanë ardhur me postë. Procesi i numërimit të këtyre votave përfundoi të martën pasdite.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar numërimin e votave me postë edhe në faqen zyrtare nga numërimi i 100 për qind i kutive.
LVV-ja e para, ka marrë 31.963 vota apo 51.57 për qind.
Rezultat befasues ka shënuar Lidhja Demokratike (LDK) që është renditur e dyta me 18.933 vota apo 30.55 për qind, pasuar nga Partia Demokratike (PDK) me 5.878 vota apo 9.48 për qind. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 për qind.


























