Ka përfunduar protesta e mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e cila ka qenë e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kjo protest ka qenë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Në këtë protest kanë marrë pjesë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe si dhe deputet të partive të ndryshme.
Ndryshe, Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.


























