Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Pas përfundimit të takimit nuk ka pasur prononcim për media.
Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me ambasadorët e QUINT-it.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.
Theksohet se Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.