Sot shënohet 24 vjetori i martirëve të Familjes Kastrati.
Familja Kastrati shënoi përvjetorin e 24-të të vrasjes së pesë anëtarëve të familjes, duke bërë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.
Në përvjetor ishin të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili sikurse ish-Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Rrustem Berisha, mbajtën një fjalim për martirët e familjes Kastrati.
Në maj të vitit 1999, forcat paramilitare serbe masakrojnë pesë meshkuj të familjes Kastrati: Sokol (Cele) Kastrati, Xhafer (Cele) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinjin e tyre (Emrush) Muratagiqi, që sakrifikoi veten në tentimin për t’i shpëtuar ata.