Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

Përpara Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada shumë tifozë janë të zemëruar. Arsyeja: çmimet e larta dhe ndarja jotransparente e biletave nga FIFA. Tani disa shtete amerikane po kryejnë hetime.

Euforia për Kampionatin Botëror në Futboll(KB) në Shtetet e Bashkuara të AmerikësKanadadhe Meksikë është e madhe, por tani është hedhur hije për shkak të pakënaqësive të shumë tifozëve për shkak të çmimeve të tepërta të biletave dhe shitjeve jotransparente. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit po kryejnë tani hetime kundër organizatës botërore të futbollit FIFA.

Tifozët po detyrohen të paguajnë “çmime jashtëzakonisht të larta” për biletat, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Xhersit, Jennifer Davenport. Ajo akuzon FIFA-n se po e shndërron shitjen e biletave në një “labirint konfuzioni, mungesash të krijuara artificialisht dhe çmimesh jorealiste të larta”.

Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, kritikon: “Tifozët duhet të marrin biletat që kanë blerë”. Edhe Kalifornia po heton dyshimet për çmime tepër të larta të biletave për KB.

Pakënaqësia me biletat e shtrenjta dhe ndryshimet

Për çfarë bëhet fjalë? Për javë të tëra, politika e çmimeve të FIFA-s për Kupën e Botëska shkaktuar zemërim. Biletat më të lira për fazën e grupeve, të cilat kushtojnë midis 300 dhe 600 dollarëve amerikanë, u shitën shpejt.

Ndërkohë, çmimet e këtyre biletave kalojnë 1,000 dollarë. Organizata e tifozëve Football Supporters Europe (FSE) flet për çmime “fajdexhinjsh”. Një problem shtesë është çmimi dinamik, ku kostot rriten ose ulen në varësi të kërkesës, gjë që i zemëron veçanërisht shumë tifozë.

Ndarja e biletave mund të kthehet si bumerang kundër FIFA-s. Në fillim, kjo organizatë futbolli shiste bileta në kategori të ndryshme, por pa vende të caktuara. Ndërsa kërkesa rritej, u futën kategori të reja. Ata që tashmë kishin një biletë u zhvendosën më pas në kategori më pak tërheqëse.

FIFA tha në prill, pas një raporti nga New York Times, se planet e kategorive të paraqitura kishin për qëllim vetëm të ndihmonin tifozët të merrnin një ide se ku mund të ishin vendet e tyre në stadium. Pavarësisht nga i gjithë ky debat në lidhje me kategoritë e ndryshme të çmimeve, FIFA ka qenë shënjestër e kritikave për një kohë të gjatë për shkak të çmimeve të larta të biletave.

Nderim por jo ftesë për përfitime

“Jemi të nderuar që organizojmë Kupën e Botës, por ky aktivitet nuk është një ftesë për të përfituar nga banorët dhe vizitorët”, tha Davenport. “Banorët e Nju Jorkut kanë pritur me vite që Kupa e Botës të mbahet në oborrin e tyre dhe meritojnë një shans korrekt për bileta të përballueshme”, tha Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Kupa e Botës në futboll zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish