Sulmet ajrore izraelite kanë goditur Rripin e Gazës pasi Hamasi njoftoi fillimin e operacionit “Al-Aksa Flood” kundër Izraelit.
Ushtria izraelite thotë se dhjetëra avionë luftarakë po kryejnë sulme ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.
Hamasi që drejton enklavën e rrethuar thotë se ka lëshuar mijëra raketa drejt Izraelit. Janë raportuar disa viktima.


























