Është përuruar zyra e re e Ambasadës së Kosovës, në Senegal.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.
Njoftimi është bërë nga i ngarkuari me punë në këtë Ambasadë, Sami Halili.
“Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow, Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai.