Barcelona do të luaj në Europa Ligë pas 21 vjetesh, kjo pasiqë mbrëmë lojtarët e Xavit u mposhtën nga Bayern, me rezultat përfundimtar 3-0, shkruan KosovaPost.
Barça ka rënë poshtë edhe me cilësinë e lojtarëve të saj, problem ky që është shfaqur që nga pandemia “COVID-19”, por problemi i saj është edhe me fondet tani.
E me skuadrën spanjolle është tallur edhe ish-futbollisti anglez, Peter Crouch, ku u pyet në studio televizive nëse Barcelona mund ta kthejë rezultatin pas pjesës së parë.
Reagimi i tij ishte tallës e ironik, duke dëshmuar se Barcelona është shëndrruar në objekt humori edhe për analistët.