Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar, si dhe ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e plagosjes.
“Arrestohet 28-vjeçari Edison Vyzaj, nga Shkodra, për plagosje nga pakujdesia. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë”, lexohet në njoftimin e policisë.A2news.