Komuna e Podujevës ka hapur thirrje publike për subvencionimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike, përmes mbështetjes me pajisje pune.
Në kuadër të projektit, mund të aplikojnë bizneset ekzistuese dhe bizneset Start-Up, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të veprimtarive të tyre.
Aplikimi është i hapur nga 24 gusht deri më 11 shtator 2026, ndërsa përfituesit duhet të participojnë me 30 për qind të vlerës së projektit.
Formularët e aplikimit mund të merren në Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, në zyrën nr. 45, ndërsa dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komunën e Podujevës.


























