Disa pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë rrethur objektin e KQZ-së, shkruan Kosova Post.
Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Aty po mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset pro ose kundër certifikimit të kandidatëve për deputetë.