Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përfundoi rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.
Sipas Policisë, janë ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë.
“Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatë.
Sipas Policisë, protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore.


























