Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë parë duke u kujdesur për banorët e Banjskës.
Ata kanë dërguar pako ushqimore banorëve të këtij fshati që tashmë disa ditë po kontrollohet nga ana e Policisë së Kosovës.

Theksojmë se Policia u ka dërguar rreth 100 pako ushqimore banorëve të kësaj ane.

Në këtë fshat të dielën nga sulmuesit serbë është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre të tjerë.


























