Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person në Gjilan, i dyshuar për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari dyshohet se me veturë ka kontrabanduar katër persona, shtetas të huaj.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër viktima meshkuj, shtetas të huaj. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e policisë


























