Polonia po përgatitet gjithmonë e më shumë për një agresion të mundshëm të Rusisë.
“Polonia planifikon ngritjen e fortifikimeve dhe vendosjen e pengesave të llojeve të ndryshme në kufi, por edhe instalimin e sistemeve moderne për mbikëqyrjen e trafikut ajror në çdo parametër dhe në çdo lartësi. Ne kemi 700 kilometra kufi për të siguruar, 400 kilometra prej të cilëve janë me Bjellorusinë”, tha Kamysz.
Në sistemin mbrojtës një rol vendimtar do të luajnë pajisjet dhe impiantet për mbrojtjen nga sulmet me dronë, sqaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, Vieslav Kukula. Kufiri i Polonisë është edhe kufi i jashtëm i BE-së. Zbatimi i masave fortifikuese pritet të fillojë këtë vit. Fortifikimi i kufirit pritet të kushtojë 2.3 miliardë euro. Polonia llogarit që për këtë projekt të marrë edhe ndihma nga Bashkimi Europian.


























