Duterte tha se ka tërhequr planin e tij për t’u kandiduar në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm dhe se do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit të tij, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte njoftoi se do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit, shkruan AA.
Në një deklaratë Duterte tha se ka tërhequr planin e tij për t’u kandiduar në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm dhe se do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit të tij.
Ligjet e Filipineve i kufizojnë presidentët në vend me një mandat 6 vjeçar në detyrë. Zv/presidenti i vendit zgjidhet ndaras nga presidenti.
Partia PDP-Laban që ndodhet në pushtet në Filipine, më 8 shtator prezantoi presidentin Duterte si kandidat për zv.president në zgjedhjet që do mbahen në vitin 2022.
Duke folur në Kongresin Kombëtar të Partisë PDP-Laban që u zhvillua në San Fernando City, Duterte tha se paraqitja e tij si kandidat nga partia e tij do të “sigurojë që t’i shërbejë popullit të Filipineve”.