Presidenti i Letonisë, Egils Levits ka arritur në Prishtinë, ndërsa me ceremoni shtetërore është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, presidentët pritet që të mbajnë edhe konferenca për media.
Më pas presidenti i Letonisë, Eglis Levits do të pritet edhe nga Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, takim ky i cili pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 12:15.