Presidenti i Letonisë, Egils Levits, shprehet pro anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Derisa, foli për anëtarësimet e Kosovës në mekanizmat , ndërkombëtarë, Levits, tha ‘Kosova i përket Evropës’.
Tutje theksoi ai në konferencë për media se do ta mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sikur se që tha ai se tashmë nuk ka arsye që Kosovës ti jepet liberalizimi.
“Është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkomnëtare e forume, po e përmendi këtu Këshillin e Evropës. Ne do ta mirëprisnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova i përket familjes së Këshillit të Evropës. Sa i përket BE-së, Letonia është duke e mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që Kosovës të mos i jepet liberalizimi. E çmojmë shumë se si Kosova e arriti luftimin e korrupsionit duke u bazuar në masa të ndryshme të sundimit të ligjit”, tha ai.
Levits, ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbia, ndërsa ka theksuar ngecet në këtë proces me shpresën e përparimit në të ardhmen në këtë drejtim.