Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në presidencë ministrin e Jashtëm britanik, Lord David Cameroon.
Osmani në platformën “X” tha se shumë e lumtur për vizitën e Cameron në Prishtinë, derisa tha se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Një diskutim produktiv mbi bashkëpunimin Kosovë-MB, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përkushtimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani./teve1.info./


























