Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryediplomatin britanik, David Cameron.
Ministri i Punëve të Jashtme dje është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërkaq sot edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.
Kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016. Në Prishtinë, Sekretari Cameron po shoqërohet nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.