Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e m*asakrës në Stagovë të Kaçanikut

“Paramilitarët serbë shkatërruan mbi 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati dhe vranë bagëtinë”, ka thënë ajo.

Osmani tutje ka thënë se kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.

“Më 21 maj 1999, forcat serbe të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht 13 civilë në Stagovë të Kaçanikut, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi. Në mbrojtje të civilëve, dëshmor ra edhe pjesëtari i UÇK-së, Ekrem Gudaqi”, ka shkruar Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri!”.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish