Lidhur me tërmetin që goditi këtë të shtunë Marokun, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut “në këtë kohë tragjike”.
“I urojmë forcë, shërim dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, ka shkruar Osmani.
Televizioni shtetëror maroken raporton se nga tërmeti që goditi këtë shtet sot (e shtunë), numri i të vdekurve ka shkuar në 820.


























