Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit, Jashari e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të punës për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.
Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në përmbushjen e misionit të saj kushtetues.


























