Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ky ishte takimi i parë koordinues i presidentes Pula me drejtuesit e institucioneve të larta të vendit.
Sipas njoftimit për media, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.
Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta shtetërore.


























