Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula e ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit, përcjell KosovaPost.
Kjo u bë e ditur nga deputeti i PDK-së Altin Krasniqi.
“Gega me Presidenten. Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës! Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


























