Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

    Evropiani i atletikës, Alisa Vainio dominon maratonën e femrave

    Arresťohet i dyshuari për súlmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 2023-ën

    Mehmeti-Selimi: Kushtetutën e ndërruan këta “gardianët” që ia patën shtuar nenin 162 për Gjykatën Speciale

    Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

    Kurti thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e 4 të lënduarve në Vlorë

    Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

    Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

    PDK thërret konferencë për media në Kuvend

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Prezantohet libri mbi marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Türkiye në 100 vjet

20 Dhjetor 2023, 18:59
në Botë, Lajme, RAJON
Prezantohet libri mbi marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Türkiye në 100 vjet
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministrinë e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Ballkanike dhe UNYT Press, pjesë e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), në bashkëpunim me Ambasadën turke në Tiranë, kanë prezantuar librin “100-vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Türkiye”, raporton Anadolu.

Në aktivitet ishin të pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme turke, İlhan Saygılı, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, përfaqësues të UNYT-së dhe studiues.

Ministri Hasani në fjalën e tij u shpreh se shpreson se libri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ata që duan të studiojnë historinë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike mes nesh janë në fund të fundit një pasqyrim i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy kombeve tona në shumë fusha dhe sektorë, të cilat janë pasqyrim i miqësisë së vërtetë mes dy kombeve tona. Dhe ky është themeli mbi të cilin ne kemi krijuar bashkëpunimin e ngushtë mes nesh. Kjo u mbrojt zyrtarisht me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Partneritetit Strategjik më 7 janar 2021, midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, tha Hasani.

Hasani theksoi se është vërtet një lajm i mirë për të gjithë që partneriteti strategjik mes dy vendeve nuk është vetëm në letër, por sipas tij është përkthyer në punë dhe arritje.

Duke vënë theksin në ndihmën e Türkiyes dhe angazhimin e Presidentit Erdoğan, për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë COVID-19, ministri Hasani shtoi se Türkiye ka dhënë kontribut real në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe në shumë aspekte të tjera në Shqipëri, përfshirë edhe trashëgiminë kulturore.

Ndërkohë, Saygılı tha se viti 2023 ka qenë një vit i veçantë, si për Türkiyen ashtu edhe për Shqipërinë. “Këtë vit shumë aktivitete janë zhvilluar si në Türkiye ashtu edhe në Shqipëri për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Türkiyes. Përmes këtyre ngjarjeve, ne së bashku me miqtë tanë shqiptarë, u përpoqëm të ndërgjegjësojmë publikun për historinë 100-vjeçare, se si dy republikat moderne ndërvepruan me njëra-tjetrën në ditët e mira dhe të këqija që nga viti 1923 e deri më sot. Në 100 vjet, miqësia jonë dypalëshe lulëzoi në çdo fushë”, tha Saygılı.

Saygılı theksoi se marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Shqipërisë u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik dhe shtoi se miqësia dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve përbëjnë një shembull të shkëlqyeshëm për dialogun dhe bashkëpunimin.

Saygılı tha se libri që u prezantua sot ka ardhur si rezultat i një përpjekjeje të zellshme për të festuar këtë përvjetor kuptimplotë dhe, sipas tij, libri mundëson gjithashtu që të mësohet më shumë për ambasadorët turq dhe shqiptarë, të cilët shërbyen në Tiranë dhe Ankara.

Ndërkaq, Özbaysar u shpreh se gjatë një shekulli bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë i thellë dhe i gjerë. “Ky rrugëtim historik i marrëdhënieve tona diplomatike simbolizon një trashëgimi bashkëpunimi, respekti të ndërsjellë dhe mbështetjeje të palëkundur”, theksoi Özbaysar.

Prof. asoc. dr Lindita Xhanari Latifi nga Qendra e Studimeve Ballkanike pranë UNYT-së, duke folur në emër të autorëve të librit, tha se libri fokusohet në evidentimin e marrëdhënie me karakter ekonomik, social, ushtarak, kulturor e arsimor, duke nxjerrë në pah marrëveshje të veçanta e determinuese për rrugëtimin e përbashkët të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. “Shqipëria dhe Türkiye kanë ndarë përbashkësi kulturore dhe historike të theksuara. Dy vendet tona kanë një lidhje të thellë, të ndërtuar mbi respektin, bashkëpunimin dhe historinë e përbashkët. Sot Shqipëria dhe Türkiye vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre në shumë fusha”, tha Latifi.

Një fjalë përshëndetëse mbajtën edhe rektori i UNYT-së, Ali Güneş dhe prefektja e Elbasanit, Majlinda Perriu.

Libri i përgatitur në shqip, turqisht dhe anglisht është botim i Qendrës së Studimeve Ballkanike të Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), universitet i Fondacionit Turk Maarif dhe UNYT Press, në kuadër të 100-vjetorit të Republikës Turke dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Türkiyes dhe ka si autorë Prof. asoc. Ilir Kalemaj, Stefan Vuçani, Prof. asoc. Lindita Xhanari Latifi dhe Msc. Muharrem Deliu.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

25 minuta më parë
Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

40 minuta më parë
Evropiani i atletikës, Alisa Vainio dominon maratonën e femrave

Evropiani i atletikës, Alisa Vainio dominon maratonën e femrave

1 orë më parë
Arresťohet i dyshuari për súlmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 2023-ën

Arresťohet i dyshuari për súlmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 2023-ën

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH