Protestuesit janë kthyer në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku kanë protestuar edhe gjatë ditëve të fundit.
Pas zhvillimeve dhe tensioneve të krijuara, protestuesit tashmë janë pozicionuar sërish në këtë shesh, në afërsi të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Ata po vazhdojnë protestën lidhur me kërkesën e tyre për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.


























