Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 9-të, ku Sebastian Szymański shënoi një supergol, me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLIN
Esteban Lepaul dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, duke finalizuar në mënyrën e duhur aksionin e shpejtë. SHIKOGOLIN2
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Rennes. Pjesa e dytë foli e gjitha për PSG-në. Në fillim të pjesës së dytë, del Ousmane Dembele dhe futet Ferran Torres, transferimi i bujshëm i verës.
Pikërisht sulmuesi spanjoll do të bëhej protagonist kryesor i ndeshjes, duke shënuar dy gola që në debutim. Fillimisht në minutën e 71-të, Torres gjeti golin e parë, pas një asisti të mrekullueshëm të Fabian Ruiz. SHIKOGOLIN
Në minutën e 82-të, përsëritet skena e golit të parë. Fabian Ruiz krosën në zonë, Torres shënon me kokë. Rezultati final 2-2. SHIKOGOLIN


























