Qeveria miraton disa vendime në mbledhjen e 15-të elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e pesëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shtimin e listës së mallrave në Aneksin A të Ligjit Nr. 03/L-220 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për aprovimin e Listës së anëtarëve potencial të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

Qeveria ka miratuar në parim edhe Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish