Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar strategjinë për “Sigurinë e Kosovës”, për të cilën kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, shkruan Kosova Post.
Hoti gjithashtu tha se më këtë Kosova tregon që ka për qëllim fqinjësinë e mirë.
“Është iniciuar strategjia dhe është mbështetur nga partnerët tanë strategjik. Kjo garanton sigurinë e qytetarëve nga jashtë e brenda. Anëtarësimin në NATO-së e BE-së si dhe sigurimin në aspektin mjedisor, social, ekonominë e tregut e cila definon politikat e sigurisë së mbrojtjes dhe konfirmon që Kosova ka për qëllim fqinjësinë e mirë”, tha Hoti.