Qytetarët po kërkojnë që të shkarkohen udhëheqësit e sigurisë në Serbi

Korrupsioni, krimi, mbushja e hapësirës publike me urrejtje dhe dhunë, presione e shantazhe, dhe si kulm dy vrasje masive, nxorën qytetarët në rrugët e Serbise nga fillimi i majit. Qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit te Policisë Bratisllav Gashiq, kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informim Aleksandar Vulin, si dhe sanksionimin e mediave që promovojnë dhunën

 

“Asnjë nga kërkesat nuk plotësohet, përkundrazi, bëhet gjithçka për të mbrojtur Gashiqin dhe Vulinin, sado dëm që të shkaktojnë ata. Qytetarët kanë kërkesat konkrete mirëpo në fakt kërkojnë demokracinë dhe një jetë normale”, tha Aida Qoroviq, aktiviste.

Edhe pse kërkesat e protestës lidhen drejtpërdrejt me vrasjet masive në fillim të majit, këto  demonstrata janë edhe rezultat i gjendjes së përgjithshme të shoqërisë. Qeveria disa herë ka përsëritur se nuk do t’i plotësojë kërkesat, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar opozitën për keqpërdorim politik të tragjedisë. Ndonëse nuk presin që protestat të sjellin drejtpërdrejt ndryshimin e pushtetit, pjesëmarrësit e protestave besojnë se tashmë kanë nisur diçka të rëndësishme, raporton RTKlive.

“Qytetarët që protestojnë kanë një potencial e ndryshimit, sepse presin përmbushjen e kërkesave të tyre, dhe presin ndryshimin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Ky është mobilizimi më i madh politik pas ndryshimeve demokratike në vitin 2000, dhe kjo është një hapësirë për mobilizimin e ardhshëm politik për ndryshim”, tha Tamara Brankoviq nga Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi.

Protestat antiqeveritare po mbahen ne 30 qytete ne Serbi, e po udhëhiqen nga organizata te ndryshme dhe një pjesë e opozitës, te cilat paralajmerojne se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave.

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish