I pari I Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në aeroport këngëtaren me famë botërore, Rita Orën.
Teksa e emocionuar ka zbritur nga avioni, është përkulur për ta prekur tokën e Kosovës.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rita Ora ka ardhur në Kosovë së bashku me bashkëshorti e saj, Taika Waititi dhe ajo sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.