Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në zyrë senatorët dhe kongresmenët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ambasadoren e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa ka shkruar se ‘miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës’.
“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, ka shkruar Rama në Facebook.