Në një dalje publike ditën e sotme, kryeministri Edi Rama premtoi rritje pagash për mësuesit dhe mjekët nëse fiton mandatin e tretë.
Ai gjithashtu vuri sërish theksin tek taksa progresive duke e parë si të pallogjikshme taksën e sheshtë që është pjesë e programit të PD.
“Paga e mjekëve dhe infermierëve u rrit me 63% , jam unë i pari që e di që megjithatë nuk mjafton dhe prandaj në mandatin e tretë, paga e mësueve do rritet me 40%
Të gjithë ata që e kanë pasur pagën nën 1.2 milionë në muaj dhe ta shohin sa i linin shtetit nga paga deri kur hyri në fuqi taksa progresive.
Më të pasurve ose siç i quajnë këta oligarkëve, nuk do t’i marrim sipas menusë së tyre, 15%, por njësoj si atyre që marrin e fitojnë shumë më pak. Taksa e sheshtë u merr njësoj si atyre që fitojnë më shumë dhe atyre që fitojnë më pak.
Ideja është si t’i fusim sa më shumë lekë në xhep shqiptarëve. Po si ka mundësi që në kohë kaq të vështira dhe në kushte shtrëngesash këto duan të taksojnë njëlloj dhe ata që nuk kanë. Si mund të tallen këta deri në këtë pikë me ju o njerëz të mirë.
Unë, shoku i oligarkëve që thonë këta, i kam marrë më shumë para atyre se ç’i kanë marrë ata. Ndërsa këta Robin Hood-ët duan t’i ulin taksën të pasurve, e kuptoni apo jo.
Kushdo që rritet si pulat e Gon Dukës që rriten me dritë artificial dhe përfundojnë për mish tavoline le të rrijë pakicë me pakicën, ne do jemi me shumicën dhe për shumicën për atë që çon pagën e një pune të lodhshme në shtëpi” tha Rama.g.shqip.