Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar njё person të dyshuar pёr ‘dhunё nё familje.Por pas kontrollës së shtëpisë së të dyshuarit është gjetur armë e fishekë.
‘’Me datën 12 tetor 2023 rreth orës 16:00, Policia është informuar për një rast dhune në familje në Istog.Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë bërë arrestimin e të dyshuarit, ku gjatë intervistimit tё viktimës e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tutje është bërë e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
- njё (1) armё pistoletё,
- dy (2) karikatorë tё armёs,
- katёrqind e dymbёdhjetё (412) fishekё,
- njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe,
- tridhjetë e dy (32) fishekё tё pushkёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.


























