Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Gjermania regjistron afro 10 mijë vďekje të lidhura me nxehtësinë deri në mesin e korrikut

    Lu*fta kundër kr*imit të organizuar, Dogana e Kosovës vlerësohet në Bruksel

    Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

    Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

    Marjana Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

    Pamje nga rrënimi i hotelit të paligjshëm “Jezero” në Ujman, vazhdon aksioni për largimin e objekteve pa leje

    Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet

    Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë

    Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rashiq: Presidentja nuk do ta mandatojë LVV-në pa vendim të Kushtetueses, pres masë të përkohshme

03 Shtator 2025, 15:28
në Lajme
Rashiq: Presidentja nuk do ta mandatojë LVV-në pa vendim të Kushtetueses, pres masë të përkohshme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, vlerëson se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, pavarësisht që është mbyllur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë.

Rashiq, i cili është edhe deputet në Kuvend nga komuniteti serb, thekson nevojën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb për të përmbyllur, siç thotë, kushtetutshmërinë e zgjedhjes së trupave të Kuvendit. Përkitazi me këtë, Rashiq pret që Gjykata Kushtetuese, gjatë kësaj jave, të vendosë masë të përkohshme për seancën konstituive në mënyrë që të mos rrjedhë afati për formimin e qeverisë.

Në një intervistë për KosovaPress, ai shpreh siguri se as presidentja Vjosa Osmani nuk do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër, derisa të ketë një vendimmarrje të Kushtetueses, pas ankesës së Listës Serbe.

Pas pesë muajsh dhe gjashtëdhjetë tentimesh, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb – krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit. Basha, në arsyetimin e tij, tha se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe të formohet qeveria pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Rashiq, i cili ishte edhe vet kandidat për nënkryetar, por që nuk mori 61 vota për të marrë këtë post, thotë për KosovaPress se Kuvendi nuk është konstituar dhe se duhet të krijohen rrethanat për komunitetin serb që të përfaqësohet në Kryesi të Kuvendit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit.

“Sipas meje, Kuvendi dhe Kryesia nuk janë konstituar. Kemi disa elemente aty. E para, komuniteti serb, siç e parasheh Kushtetuta, duhet të ketë një përfaqësues, një nënkryetar në Kuvend, e kjo nuk ka ndodhur. S’kemi hyrë në procesin e përzgjedhjes, andaj unë e kam ndjerë veten të obliguar të kandidohem, pasi përfaqësimi që kemi pasur më herët s’ka qenë adekuat. Kandidati i Listës Serbe s’ka prezantuar kurrë komunitetin serb. Nga këto elemente, gjithsesi duhet të krijohen kushtet që të kandidohet një anëtar që të jetë nënkryetar në Kuvend. Kjo nuk ka lidhje me Sllavko Smiqin, Listën Serbe dhe as Nenad Rashiqin, por është një përfaqësim që ka qenë prej fillimi dhe duhet të jetë edhe në të ardhmen”, thekson ai.

Pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, Rashiq thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme sipas detyrës zyrtare për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dërgojnë emrin e mandatarit për kryeministër te presidentja Vjosa Osmani.

“Pres që këto ditë deri në fund të javës të kemi një masë të përkohshme dhe pastaj deri në fund të shtatorit, po supozoj që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një sqarim final për ta sqaruar situatën dhe të identifikojë se cilat janë parregullsitë në formën që Kryesia e Kuvendit nuk mund të vazhdojë pa pasur një prej nënkryetarëve”, deklaron Rashiq.

Duke folur për vendimmarrjen e mundshme të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe, Rashiq deklaron se një prej opsioneve mund të jetë rikthimi në pako i votimit të komuniteteve jo shumicë.

Duke folur për kandidaturën e tij për nënkryetar të Kuvendit, Rashiq thotë se nëse Kushtetuesja aprovon kërkesën e Listës Serbe dhe vendoset që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë të bëhet në pako, atëherë ai pajtohet me një gjë të tillë.

“Një prej sugjerimeve të mundshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese besoj se do të jetë edhe ajo pjesa që këta dy nënkryetarët që vijnë nga radhët e komuniteteve të votohen së bashku. Gjykata Kushtetuese ndonjëherë e ka një hapësirë të ngushtë për manovrime apo sqarime që mund të jenë më të thella. Kushtetuta…Kam përgjegjësinë politike që të kandidoj, por nga ana tjetër, nëse këta deputetë vendosin që në pako, atëherë në rregull. Shumica vendos dhe demokracia është bazuar në numra”, potencon Rashiq.

Pavarësisht që Grupi Parlamentar i LVV-së, partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, e ka shtyrë përpara votimin e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit dhe bashkëpunimin në kabinetin aktual qeveritar, Rashiq thotë se Kurti dhe të tjerët e kanë gabim kur thonë se Kuvendi është konstituar pa zgjedhur edhe nënkryetarin nga komuniteti serb.

“Unë kam komunikim të mirë me kryeministrin dhe ministrat e tjerë, por megjithatë, prapë të gjithë ne politikanët duhet të jemi objektivë dhe të jemi të përgjegjshëm për punën që e bëjmë dhe ta flasim të vërtetën. Në këtë rast, për mendimin tim, të gjithë politikanët kanë obligim që ta thonë të vërtetën nga këndi që ne shikojmë gjërat. Unë në këtë rast po më duhet të jem më i përgjegjshëm mbi të gjithë ata përfaqësues të Listës Serbe që nuk dinë as të drejtohen në mënyrën e duhur. Unë, me çdo respekt që kam ndaj përfaqësuesve të LVV-së, më duhet të tregoj se në këtë rast dhe besoj se do të dëshmohet se nuk është konstituar Kuvendi, siç është paraparë me Kushtetutë”, shton ai.

Presidentja Vjosa Osmani ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në fillim të kësaj jave. Pas takimit, përmes një kumtese për media nga zyra e të parës së shtetit, është thënë se ajo, bashkë me ekipin e saj ligjor, po analizojnë situatën në Kuvend që më pas të kenë një qëndrim.

Në lidhje me këtë, Rashiq shpreh bindje se presidentja Osmani nuk do të mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër, mirëpo do të presë një vendimmarrje ose sugjerim nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

“Nuk jam i sigurt që një gjë të tillë do ta bëjë presidentja. Besoj që edhe ajo do të presë vendimin ose sugjerimin nga Gjykata Kushtetuese dhe tek pastaj mund të marrë vendim për ngjarjet në vijim. Përndryshe nuk jam i sigurt se presidentja në këtë moment është e gatshme të mandatojë mandatarin për kryeministër dhe vazhdim të krijimit të institucioneve”, përfundon Rashiq.

Kundërshtime për mbylljen e seancës konstituive kanë shprehur edhe partitë e tjera parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. Sipas PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Kuvendi nuk është konstituar pa u zgjedhur edhe nënkryetari i legjislativit nga radhët e komunitetit serb.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së në Kryesinë e Kuvendit nuk morën pjesë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të thirrur nga kryeparlamentari Basha.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

Gjermania regjistron afro 10 mijë vďekje të lidhura me nxehtësinë deri në mesin e korrikut

6 minuta më parë
Lu*fta kundër kr*imit të organizuar, Dogana e Kosovës vlerësohet në Bruksel

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

18 minuta më parë
Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

50 minuta më parë
Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH