Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

    Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA-në

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

    Faton Bekteshi, atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës

    Trump kritikon Anglinë: Kane nuk duhej të luante në mbrojtje

    “Kosova po izolohet”, Hoxhaj kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

    Fatmir Limaj “thumbon” Sami Lushtakun: A t’ka lodhë zhegu a çka ki?

    Hooker:Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-në dhe Shqipërinë

    Përmbyllet edicioni i 26-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, rreth 350 studentë morën pjesë

    Haziri: LDK-së i takon anëtarësia, pa të nuk ka zgjidhje e as zgjedhje në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rasti “Banjska”, pritet së shpejti aktgjykimi

04 Janar 2026, 15:40
në Lajme
Rasti “Banjska”, pritet së shpejti aktgjykimi
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi gjyqësor në rastin “Banjska”, ndodhet në fazën përfundimtare dhe shpejt pritet shpallja e aktgjykimit.

Mbi dhjetë dëshmitarë janë ftuar në gjykatore për dëshmi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe zyrtarë policorë të cilët ishin pjesë e njësisë që u sulmua nga terroristë serbë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe Alban Rashiti, të cilin e mbron avokati Naim Rudari. Ky i fundit thotë se ky proces mbetet sfidë, meqë nuk është aplikuar gjykimi në mungesë. Megjithatë, ai thotë se ka prova të mjaftueshme që të arrestuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

Në këtë rast po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Që të tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat para gjykatës.

Avokati Naim Rudari thotë se ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve, që sipas tij, kanë dëshmuar rrejshëm dhe pronarit e drejtorit të “Rajnska Banja”. Ky hotel ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi.

“Ky proces mbetet sfidë pra për gjykatën, prokurorinë dhe duket i pakompletuar dhe i mangët, meqenëse nuk është zbatuar gjykimi në mungesë dhe se nga 42 të akuzuarit, pra i kemi tre që janë duke u gjykuar, ndërsa pjesa dërrmuese e atyre që dihet, sepse gjatë procesit ne kemi vërejtur se ka pasur edhe shumë persona të tjerë që kanë qenë të implikuar në këtë rast dhe nuk janë ndoshta as të akuzuar dhe ndoshta nuk kemi njohuri edhe për të dhënat e tyre fare”, deklaron Rudari.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

Avokati Naim Rudari thotë se tani pritet fillimi i dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Ai pret që shpejt të shpallet aktgjykimi dhe të dënohen me burgim të përjetshëm të akuzuarit.

“Tani koha pra e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes, që tani për tani janë të propozuar dy dëshmitarë, mund të ketë ndoshta edhe dëshmitarë të tjerë të propozuar, por besojmë që vetëm se janë, janë parashtruar propozimet e mbrojtësve. Nuk e di se sa do të na merr kohë tani provat materiale. Ka video-incizime të shumta, por eventualisht varet se si do të procedohet, a do të konstatohen ato të shikuara të gjitha ato video-incizime apo do të lëshohen në gjykatë. Dhe se më pas është marrja në pyetje e të akuzuarve”, shton ai.

KP ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me këtë rast, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Terroristët serbë prapa vetës lanë shumë dëshmi e gjurmë, përfshirë video-incizime të dronëve, komunikime të telefonave mes anëtarëve të grupit terrorist, kamera të sigurisë, fotografi e qindra dokumente.

Edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se ka mjaftueshëm prova dhe se gjatë këtij viti pritet epilogu i shkallës së parë.

“Besoj që ka mjaftueshëm prova për arsye se të njëjtit janë arrestuar në ditën kritike, janë arrestuar me armatim dhe të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e Banjskës. Tani besojmë që gjatë vitit 2026 do të kemi edhe epilogun e shkallës së parë. Sigurisht që gjykatat kanë pak sfida në sigurimin e dëshmitarëve të cilët janë shtetas serbë dhe të cilët nuk i lajmërohen pozitivisht ftesave të cilat dërgohen nga Gjykata e Kosovës për arsye se siç e kemi parë edhe në seancën e fundit, një dëshmitare e propozuar nga Prokuroria Speciale e njëjta nuk gjendet në territorin e Kosovës. Pra besojmë që shumë shpejt ky rast do ta marrë edhe epilogun e shkallës së parë”, përfundon Alija.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Një ditë pasi kishte përfunduar operacioni, policia kishte ekspozuar krejt çfarë kishte gjetur në Banjskë, përfshirë artileri të rënda, automjete të blinduara, makina si të KFOR-it gjerman, granat-hedhës, radio-marrës dhe simbole nacionaliste të përdorura nga serbët

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA-në

7 minuta më parë
Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

25 minuta më parë
Faton Bekteshi, atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës

Faton Bekteshi, atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës

1 orë më parë
Trump kritikon Anglinë: Kane nuk duhej të luante në mbrojtje

Trump kritikon Anglinë: Kane nuk duhej të luante në mbrojtje

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH