Janë numëruar mbi 99 përqind e votave të zgjedhjeve të djeshme, shkruan Kosova Post.
Kësisoj përqindja e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm se është rritur, duke arritur kështu në 47.90% apo 376 mijë e 738 vota dhe pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Faton Bisilimi.
Bislimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se strukja në heshtje e dëmtoi LDK-në po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me “duar në xhepa”.
Postimi i plotë:
Për aktivistët dhe votuesit tonë — falëmnderit nga thellësia e zemrës për qëndresën dhe besimin; dhe ndjesë prej shpirti për rezultatin që nuk e keni merituar!
Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajase po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’!
Unë nuk kam heshtë dhe s’do heshtë! E kam thënë më herët dhe po e përsëris: Ribrendimi politik për LDK-në është rruga; ringritja është qëllimi!