Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur sot se Komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Europian, duke thënë raporti i KE-së ka dëshmuar se Bosnja e Hercegovina ka bërë shumë përparim në rrugën e saj drejt BE-së, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Këtë vendim kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg, po e sheh si sinjal të fortë të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, derisa tha se e mirëpret vendimin për Bosnjën.
“Sinjali i fuqishëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE! Shumë i mirëpritur rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën. Tani është koha që liderët e BE-së të pranojnë përparimin e përforcuar të reformës dhe të mbështesin Bosnjë e Hercegovinës në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar ai në X.G.E.


























