Rostami shkëlqen në Taranto, i sjell Kosovës medaljen e nëntë në Taranto 2026

Peshëngritësi kosovar Kianoush Rostami ka vazhduar suksesin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar dy medalje të argjendta dhe duke çuar në nëntë numrin e medaljeve të Kosovës në këtë garë, përcjell KosovaPost.

Rostami siguroi medaljen e parë të argjendtë në disiplinën e shkëputjes, ku arriti të ngrejë me sukses 166 kilogramë.

Peshëngritësi kosovar nuk u ndal me kaq. Ai zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë në disiplinën pasuese, duke marrë edhe një medalje të argjendtë.

Me këtë rezultat, Rostami bëhet një nga sportistët kosovarë që po spikat në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përshëndetur suksesin, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për medaljen e nëntë të Kosovës dhe të dytën personale për Rostamin.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish