Rrugës së mbyllur “George Bush”, por edhe shumë rrugëve tjera brenda kryeqytetit, qytetarët prishtinas dhe jo vetëm, po ia shohin papastërtinë goxha shumë. Sipas tyre, kaq rrugë të papastra nuk ngjajnë në shtetet evropiane as në ditët me mot të ligë.
Por me krejt akuzat e prishtinasve nuk pajtohet i pari i drejtorisë përkatëse në kryeqytet, Bekim Brestovci. Ky thotë se janë pesë kategorizime të pastrimit të infrastrukturës rrugore, që lahen çdo ditë, tri herë në javë, dy, një dhe njëherë në muaj, raporton “Ju Flet Prishtina”.
I pakënaqur me punën e pasardhësit të tij, duke mos u kursyer në kritikë për mirëmbajtjen e rrugëve, është edhe ish-drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu. Ky thotë se kur ishte në krye të kësaj drejtorie, ndonëse me buxhet më të ulët, rrugët e kryeqytetit ishin më të mirëmbajtura.
Kritika për komunarët ka edhe një ekspert i komunikacionit rrugor, që thotë se pusetat e shiut duhen pastruar një herë në javë, metodë kjo që praktikohet në shtetet evropiane. /Klankosova.tv