Nëse trupat ushtarake të NATO -s, ofrohen në kufijtë e Rusisë, Moska do të kundërpërgjigjet në sigurinë e plotë të vendit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton Kosova Post.
“Nëse NATO vazhdon transferimin e infrastrukturës ushtarake afër kufijve tanë, kjo situatë përbën rrezik potencial për ne. Kjo është një çështje që dikton nevojën për kundërmasa në mënyrë që të sigurojmë kufijtë dhe vendin 100 për qind,” paralajmëroi zëdhënësi i Kremlinit.
Peskov shtoi se Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski, këmbëngul në bashkimin e Ukrainës me NATO -n edhe përkundër faktit se gjysma e popullsisë nuk e mbështet atë.
Në përgjithësi, sipas tij, retorika anti-ruse e Zelensky, theksoi se “detyra kryesore e miqësisë ukrainas-amerikane është të krijosh miq kundër Rusisë”./Kosova Post/