Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, iu përgjigj nga media sociale thirrjeve të BE-së dhe Jake Sullivan, i cili do të marrë postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për lirimin e opozitarit Navalny të ndaluar në aeroportin e Moskës, transmeton Kosova Post.
“Respektoni të drejtën ndërkombëtare. Mos shkelni ligjet kombëtare të shteteve sovrane dhe merruni me problemet në vendet tuaja”, shkroi Zakharova në rrjetin social “Twitter” duke i cilësuar deklaratat e SHBA-së dhe BE-së si “komente të parapërgatitura”.
Opozitari rus, Alexey Navalny, i trajtuar në Gjermani pas dyshimeve për helmim me agjentin nervor Novichok, u ndalua nga policia të dielën mbrëma në aeroportin e kryeqytetit Moskë, menjëherë pasi u kthye në vendin e tij.trt