Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Tentoi t’i jepte 20 euro policit për të shmangur gjobën, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicë

    Feraj, për Kadrijajn: “Cilën veprimtari ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po zgjat shumë?

    Tre të vr@rë nga súlmet ruse në Kiev, mes tyre edhe fëmijë

    Ish-avokati i Trumpit, konfirmohet si prokuror i përgjithshëm i SHBA-së

    Lladrovci: Kurti, opozitari i djeshëm, me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën

    Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

    MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

    Ambasada britanike: Politikanët të punojnë së bashku për ta zgjidhur situatën

    Kurti: Presidenti të jetë jashtë kësaj skene aktuale politike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sanksionet perëndimore kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në ekonominë ruse – mbi 1,000 kompani u larguan

23 Shkurt 2023, 8:47
në Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2,500 të tilla, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11 mijë të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Evropian, vendet e G7-së, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit.

Më shumë se një mijë kompani të huaja u larguan nga Rusia brenda një viti.

Presidenti Vladimir Putin pak ditë më parë bërtiti se, “po humbisni tregun tonë, do të pësoni humbje të mëdha. Ky është vendimi juaj”.

“Nëse dikush beson se gjithçka këtu do të shembet dhe do të dështojë – jo, asgjë nuk është rrëzuar apo shembur”, ka shtuar ai.

Lista e turpit

“Produktet, mallrat dhe shërbimet ruse duhet të bëhen një subjekt i krenarisë sonë kombëtare. Këto mallra dhe shërbime nuk duhet të jenë të suksesshme vetëm në tregun e brendshëm, por natyrisht edhe në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Putin.

Por nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e plotë të kompanive perëndimore nga Rusia.

“Lista e turpit”, e publikuar nga profesori i ekonomisë në Universitetin Yale, Jeffrey Sonnenfeld, liston se cilat kompani janë larguar nga Rusia dhe cilat kanë mbetur aktive në këtë vend.

Numri i turistëve të huaj ka rënë me 96 për qind

Në kryeqytetin rus, për shembull, sanksionet perëndimore nuk janë menjëherë të dukshme për turistët. Logot e shumë firmave perëndimore janë zëvendësuar me tabela ruse, të cilat duken të ngjashme.

Reklama

Problem është edhe turizmi – numri i vizitorëve të huaj ka rënë me 96 për qind. Në vend të pesë milionë turistëve, sa kishte një vit para virusit korona, vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Turistike të Rusisë, këtë vend e kanë vizituar vetëm 200 mijë vizitorë.

Nëse shikoni listën gjithnjë në zgjerim të sanksioneve të BE-së, mund të shihni se ato përfshijnë makineri dhe automjete, mallra luksoze dhe armët, teknologji të lartë, pajisje për transportin ajror dhe hapësinor dhe teknologjinë për shfrytëzimin e naftës. Degët për ofrimin e shërbimeve si auditimi, sektori i IT-së, konsultimet dhe këshillat tatimore si dhe reklamat janë gjithashtu tabu.

Hapësira ajrore evropiane është e mbyllur për linjat ajrore ruse dhe rrugët për shumicën e transportuesve rusë dhe bjelloruse të mallrave. Banka Qendrore e Rusisë dhe shumica e bankave tregtare janë të shkëputura nga flukset e parave ndërkombëtare.

Mungesa e teknologjisë për sektorin e energjisë

Verën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dha një shembull të suksesit të sanksioneve, i cili u duk i çuditshëm për shumë njerëz.

“Ushtria ruse merr çipa nga lavatriçet apo frigoriferët dhe i instalon në pajisjet e luftës sepse nuk ka gjysmëpërçues”, pati thënë ajo.

“Sanksionet po funksionojnë ngadalë, por po funksionojnë”, thotë eksperti rus Eric Woydte nga Instituti Civil i Dyseldorfit për gazin duke shtuar se ka mungesë të teknologjisë për shkak të sanksioneve.

“Rusia është shumë e varur nga kjo teknologji”, pohon ai.

Një shembull tjetër është industria e automobilave.

“Përbërësit si ABS ose Airbag nuk janë më të disponueshëm. Kjo do të thotë, për shembull, se Rusia po ul standardet. Po trajtohet edhe kthimi në normën Euro2, e cila është aplikuar në Gjermani në vitet 1990”, shton eksperti rus.

Një minus i madh në buxhetin e shtetit

Prodhimi i makinave në Rusi ra me pothuajse 70 për qind vitin e kaluar, që është niveli më i ultë në histori.

Edhe sanksionet kundër industrisë së naftës, të cilat janë shtrënguar disa herë, duket se po funksionojnë. Në janar, buxheti i shtetit rus kishte një deficit prej 23 miliardë euro, ndaj u detyrua të fillojë me shitjen e rezervave të arit.

Reklama

Megjithatë, ekonomia ruse është dëshmuar të jetë më e fortë se sa pritej në fillimin e sanksioneve. Pra, sa të suksesshme janë sanksionet?

Woydte nuk i konsideron ato shumë të suksesshme për momentin.

“Sanksionet kanë shkaktuar një humbje të konsiderueshme të pasurisë tek popullata, ndërkohë që shtresa e lartë, oligarkët, të pasurit ende mund të sigurojnë produktet perëndimore. Ata gjejnë mënyrën për të udhëtuar, përderisa nuk janë në listën e zezë, megjithëse ka shumë përjashtime”, pohon Woydte.

Qeveria ruse duket se nuk është e gatshme të ndryshojë kursin.

“Putini aktualisht nuk pengohet nga sanksionet. Nga pikëpamja perëndimore, sanksionet nuk kanë sjellë ende suksesin e dëshiruar – fundin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, përfundon ai. /Deutsche Welle/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tentoi t’i jepte 20 euro policit për të shmangur gjobën, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicë

Tentoi t’i jepte 20 euro policit për të shmangur gjobën, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicë

30 minuta më parë
Feraj, për Kadrijajn: “Cilën veprimtari ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po zgjat shumë?

Feraj, për Kadrijajn: “Cilën veprimtari ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po zgjat shumë?

54 minuta më parë
Calhanoglu i premton besnikëri Interit: Qëndroj këtu, po më telefonuan do të rinovoj

1 orë më parë
Cilat janë përfitimet shëndetësore të fistekëve?

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH