Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë dhe do të vazhdojë punimet të premten, në orën 11:00.
Shtyrja e seancës erdhi pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk u tërhoq nga deklarata e tij gjatë propozimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.
Simiq, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.


























