Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka rikujtuar se në ora 17:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Ajo iu drejtua opozitës duke u thënë se është në pritje të nënshkrimeve të tyre.
“Kemi ftuar edhe një seancë në ora 17:00, e kemi tema të rëndësishme për të diskutuar, siç është tema për zgjedhjen e Presidentit. Po na presin të gjithë dhe unë po pres nënshkrimet tuaja”, është shprehur Nagavci./Klankosova.tv


























